Maqedonci flet për ushtarin që akuzohet për dhunim në Britani: Kemi ngritur të gjitha komisionet që merren me këto raste

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është deklaruar në lidhje me rastin e pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili dyshohet se gjatë një trajnimi në Britani të Madhe ka kryer veprën penale “Sulm seksual”. Në një konferencë për media, Maqedonci tha se janë ngritur të gjitha komisionet dhe strukturat për t’u…

Lajme

27/11/2025 13:56

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është deklaruar në lidhje me rastin e pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili dyshohet se gjatë një trajnimi në Britani të Madhe ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Në një konferencë për media, Maqedonci tha se janë ngritur të gjitha komisionet dhe strukturat për t’u marrë me rastin në fjalë, megjithatë ai tha se nuk ka ende një verdikt final.

“Për pjesëtarin që dyshohet për sulm seksual në Britani të Madhe, ne i kemi ngritur të gjitha komisionet dhe strukturat që merren me këto lloj rastesh. Ende nuk kemi një verdikt final, dhe derisa nuk kemi një verdikt final, e kam të pamundur të jap më shumë informacione”, tha Maqedonci.

Ndryshe ditë më parë është raportuar, se 28 vjeçari Bali Hoxha, pjesëtar i FSK-së është akuzuar për përdhunim dhe për dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje.

Ai kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar përmes një trajnimi disa mujor nga “West Tofts Camp” me një ekip ushtarësh, ndërsa më 17 shtator thuhet se i ka kryer veprat penale./Lajmi.net/