Maqedonci e Jashari takohen me Kasanofin, flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë pritur në takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Alexander Kasanof, në Departamentin e Shtetit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimi është ritheksuar vazhdimi i mbështetjes së diplomacisë amerikane në aspiratën e Kosovës për integrim në strukturat euro-atlantike. “Në këtë kontekst u…
Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë pritur në takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Alexander Kasanof, në Departamentin e Shtetit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimi është ritheksuar vazhdimi i mbështetjes së diplomacisë amerikane në aspiratën e Kosovës për integrim në strukturat euro-atlantike.
“Në këtë kontekst u diskutua edhe për bashkëzbarkimet e planifikuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombëtare me trupat amerikane, që përveç aspektit të rritjes së ndërveprueshmërisë në aspektin ushtarak, do të ketë ndikim pozitiv edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë”, thuhet në njoftim.
Maqedonci e Jashari gjatë ditës janë pritur në takim edhe nga Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për NATO dhe Evropë, Alton Buland, në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.