Maqedonci: Disiplina e punës dhe etosi luftarak, virtytet që kadetët treguan gjatë aktivitetit përmbyllës të vitit akademik
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kadetët e QSU-së kanë përfunduar ushtrimin fushor “Kampi i Avancuar 2024”, e që është aktiviteti përmbyllës i vitit akademik. Ministri tha se gjatë këtij ushtrimi, kadetët u trajnuan dhe vlerësuan në planifikimin, ekzekutimin dhe drejtimin e operacioneve luftarake dhe të stabilitetit në nivel togu dhe kompanie, transmeton…
Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kadetët e QSU-së kanë përfunduar ushtrimin fushor “Kampi i Avancuar 2024”, e që është aktiviteti përmbyllës i vitit akademik.
Ministri tha se gjatë këtij ushtrimi, kadetët u trajnuan dhe vlerësuan në planifikimin, ekzekutimin dhe drejtimin e operacioneve luftarake dhe të stabilitetit në nivel togu dhe kompanie, transmeton lajmi.net.
“Motivi i lartë, disiplina e punës dhe etosi luftarak janë ndër virtytet që kadetët e të gjitha klasëve kanë treguar gjatë këtij ushtrimi.#KampiAvancuar2024”./Lajmi.net/




