Maqedonci dhe Jashari në SHBA për vizitë zyrtare

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin. Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook bëhet e ditur se Maqedonci do të zhvillojë takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në…

Lajme

13/01/2025 12:41

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook bëhet e ditur se Maqedonci do të zhvillojë takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e SHBA-së dhe në institucione të tjera.

Këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.