Maqedonci dhe Jashari në ShBA, flasin për zbarkime të përbashkëta të FSK-së me trupat amerikane në misione ndërkombëtare
Ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon takime të nivelit të lartë. Në profilin e tij në Facebook, Maqedonci njoftoi se së fundmi është takuar me Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë, Alton Buland, me të cilin bisedoi për thellim të bashkëpunimit…
Lajme
Ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon takime të nivelit të lartë.
Në profilin e tij në Facebook, Maqedonci njoftoi se së fundmi është takuar me Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë, Alton Buland, me të cilin bisedoi për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Nga ky takim që u zhvillua në Departamentin e Mbrojtjes, u diskutua për objektivat e arritura në kuadrin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së si dhe për rrugën përpara gjatë fazës së tretë dhe finale të këtij plani.
Maqedonci gjthashtu tha se së bashku me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, gjatë këtij takimi u fol edhe për planet e ardhshme për bashkëzbarkime të FSK-së me trupat amerikane në misionet ndërkombëtare.
“Nga Kosova në Amerikë, nga Amerika për Kosovën”, përfundoi shkrimi i tij. /Lajmi.net/