Manxhukës së VV-së i pengon që ju zbulua propaganda: Shkuarja e FSK-së në veri është ngjarje historike
FSK sot me leje të KFOR-itë shkoi tek liqeni i Ujmanit për të kërkuar trupin e një personi që është zhdukur që disa ditë. E, VV-ja vendosi që këtë shkuarje të FSK-së tek liqeni i Ujmanit të prodhoj propagandë, shkruan lajmi.net VV-ja fillimisht në fotografitë e publikuara u kujdesën që të largojnë veturat e KFOR-it…

Lajme
FSK sot me leje të KFOR-itë shkoi tek liqeni i Ujmanit për të kërkuar trupin e një personi që është zhdukur që disa ditë.
E, VV-ja vendosi që këtë shkuarje të FSK-së tek liqeni i Ujmanit të prodhoj propagandë, shkruan lajmi.net
VV-ja fillimisht në fotografitë e publikuara u kujdesën që të largojnë veturat e KFOR-it dhe t’i lënë vetëm ato të FSK-së.
Por, kur kjo u zbulua nga mediat, atëherë VV-së i pengoj.
Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka ka reaguar keq me anë të një postimi në Facebook, duke ju sulur mediave që ia zbuluan propagandën.
Sipas tij, shkuarja e FSK-së tek liqeni i Ujmanit për të kërkuar një person të zhdukur është ngjarje historike.
Ai u mundua të zbus postimin e tij se tragjedia është fatkeqësi.
Postimi i plotë:
Këta që dje përdorën tragjedinë e një qytetari të zhdukur në Ujman për të sulmuar VV-në, sot akuzojnë VV-në se po e shfrytëzon këtë ngjarje për t’u lavdëruar me FSK-në.
Tragjedia është fatkeqësi. Ekipet e FSK-së janë aty pikërisht për shkak të saj. Por fakti që për herë të parë Ushtria e Kosovës shkon në atë pjesë është ngjarje historike dhe si e tillë duhet të shënohet.
Është tjetër gjë që Policia dhe Ushtria, për nga natyra e misionit të tyre, angazhohen kryesisht në ngjarje të rënda, jo në festa.
Po të ndjekim logjikën e portaleve që e quajnë këtë “shfrytëzim”, atëherë s’do kishte kuptim as krenaria që ndjejmë për çdo akt heroik në historinë tonë./lajmi.net/