Manuel Neuer barazon rekordin e vendosur nga Kahn

Bayern Munich edhe pse me shumë vështirësi në fund arriti që të fitojë ndeshjen ndaj Augsburg me rezultat minimal 1-0.

Sport

21/01/2021 09:48

Kësaj fitore më së shumti iu gëzua Manuel Neuer, i cili barazoi një rekord të Oliver Kahn për më së shumti porta të paprekura në Bundesliga, shkruan lajmi.net.

Neuer pas 422 ndeshjeve tani ka 196 porta të pa prekura (të pastra), ndërsa Kahn e arriti këtë rekord pas 557 ndeshjeve.

Bavarezët nuk kanë arritur që të mbajnë një portë të pastër që nga xhiroja e pestë dhe kësaj fitore iu gëzua edhe Hansi Flick, i cili tha: “Të gjithë donim të kontribuojmë për të mos pranuar dhe ne ia dolëm”./Lajmi.net/