Mansory ka krijuar një Mercedes me 1,000 kuaj-fuqi

Njëmijë kuaj-fuqi. Më shumë se LaFerrari. Më shumë se Porsche 918 dhe më shumë se McLaren P1. Ky është Mercedes-Benz S63 AMG i modifikuar që prodhon hiq më pak se 1,000 kuaj-fuqi të pastër, krejt kjo duke iu falënderuar Mansory.

Auto & Tek

12/12/2014 12:16

Për shkak që modeli ‘standard’ S63 AMG nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm, Mansory ka krijuar veturën më të frikshme në botë.

Firma madhështore gjermane për përpunime të veturave, ka marrë për obligim që modelin S63 AMG të Mercedes ta shëndrrojë në një model krejtësisht të ri, transmeton Lajmi.net.

Është një zgjedhje prej dy opsioneve në këtë veturë, me një paketë të ‘M800’ me 800kf dhe 885lb të çifteve rrotulluese. Nëse klientët e zgjedhin këtë paketë të fuqisë së veturës, ata do të mund të nxitojnë me të për 3 sekonda në 100kmh.

Por, kjo nuk është diçka interesante. Ajo që është interesante është paketa e performancës e quajtur ‘M1000’. Kjo paketë iu jep shufra të reja lidhëse, kushineta më të mëdha në fund, një bosht të ri, një turbo të ri, sistem thithës dhe kompresor, si dhe shumë pjesë të tjera, transmeton Lajmi.net.

Përmes kësaj pakete të re, vetura do të jetë në gjendje që të prodhojë 1,000 kuaj-fuqi dhe 1,032lb të çifteve rrotulluese. Dhe përveç se vetura për 3 sekonda do të kapë shpejtësinë prej 100kmh, ajo do të ketë një shpejtësi maksimale prej 300kmh.

Ka disa përmirësime në pamjen e jashtme dhe të brendshme gjithashtu, të cilat dyshojmë se nuk do t’i vini re, për shkak të njëmijë kuaj-fuqisë.