Manipulimet me rezultate të ndeshjeve, gjyqtari pezullohet përjetë

Gjyqtari i tenisit, Fabian Carrero është pezulluar përgjithmonë pas një sërë manipulimesh të rezultateve të ndeshjeve, ka njoftuar Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (ITIA). Në nëntor dhe dhjetor 2019, Carrero kreu 16 faulle në tetë ndeshje në turnetë e tenisit në Republikën Domenikane duke manipuluar shënimin “për të mundësuar fitime në baste në pika…

Sport

30/03/2023 19:18

Gjyqtari i tenisit, Fabian Carrero është pezulluar përgjithmonë pas një sërë manipulimesh të rezultateve të ndeshjeve, ka njoftuar Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (ITIA).

Në nëntor dhe dhjetor 2019, Carrero kreu 16 faulle në tetë ndeshje në turnetë e tenisit në Republikën Domenikane duke manipuluar shënimin “për të mundësuar fitime në baste në pika të caktuara”.

Ai u suspendua në mars të vitit të kaluar, kur filloi procesi dhe tani i është ndaluar përgjithmonë nga tenisi.

Carreras iu ndalua jo vetëm të gjykonte, por edhe të merrte pjesë në ngjarje tenisi.

ITIA është organizata përgjegjëse për ruajtjen e integritetit të tenisit profesional në mbarë botën./Lajmi.net/