“Manipulim votash në Mitrovicë”, reagon Lushtaku: Treni Bullgar tash e tutje të quhet “Treni i Kurtit”

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për vjedhje votash në Mitrovicë. Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku propozon që i ashtuquajturi ‘Treni Bullgar’ tash e tutje të quhet ‘Treni i Kurtit’. Megjithëse, i njëjti uroi që organet e sigurisë të zbardhin, siç e quan ai, ‘hajninë e sofistikuar’. “Lëvizja që po e…

Lajme

10/11/2025 21:29

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për vjedhje votash në Mitrovicë.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku propozon që i ashtuquajturi ‘Treni Bullgar’ tash e tutje të quhet ‘Treni i Kurtit’.

Megjithëse, i njëjti uroi që organet e sigurisë të zbardhin, siç e quan ai, ‘hajninë e sofistikuar’.

“Lëvizja që po e fundos Kosovën paska vjedh me të madhe në Mitrovicë. Propozoj që i ashtuquajturi ‘Treni Bullgar’ tash e tutje të quhet ‘Treni i Kurtit’. Uroj dhe shpresoj që organet e sigurisë ta zbardhin këtë hajni të sofistikuar”, ka shkruar Lushtaku.

Në balotazhin e 9 nëntorit në Mitrovicë të Jugut, fitues doli Faton Peci, i cili kundërkandidat kishte Arian Tahirin e PDK-së.

Ndryshe, pak minuta më parë, numërimi në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë është ndalur, teksa raportohet se Prokuroria e Policia janë futur në vendin ku po numërohen votat.