Manipulim me vota edhe në Podujevë, Prokuroria autorizon Policinë e Kosovës t’i grumbullojë provat

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se  ka autorizuar Policnë e Kosovës, respektivisht, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale nga Kapitulli XVIII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), kundër të Drejtave të Votimit. Nga Prokuroria…

Lajme

02/02/2026 10:37

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se  ka autorizuar Policnë e Kosovës, respektivisht, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale nga Kapitulli XVIII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), kundër të Drejtave të Votimit.

Nga Prokuroria u bë e ditur se gjatë këtij procesi, egzistojnë dyshime se janë evidentuar parregullsi, përkatësisht mospërputhje në numrin e votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Koosvës, pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Podujevës, raporton lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës, mbeten të përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre qe bien ndesh me ligjin”./Lajmi.net/