“Maniakët e Leximit” me mini-biblotekë në Prishtinë
Grupi i lexuesve "Maniakë t'Leximit" po organizon një aktivitet humanitar me libra, në prag të festave të fundvitit.

ShowBiz
Përmes këtij aktiviteti synohet që të mbledhen libra, të cilat do të ndahen në dy pjesë: librat për të rritur që do të dërgohen në Shtëpinë e të Moshuarve, kurse librat për fëmijë do të dhurohen për fëmijët në repartin e Pediatrisë në QKUK, transmeton lajmi.net
Qëlllimi i grupit të lexuesve “Maniakë t’Leximit ” është që përmes një mini-biblioteke, të dhurohet sa më shumë dashuri, por edhe të kultivohet sa më shumë shprehia e leximit.
Grupi i lexuesve “Maniakë t’Leximit” i fton të gjithë që kanë mundësi ta përkrahin këtë iniciativë.
Të interesuarit për të dhuruar librat, mund t’i dorëzojnë librat tek libraria BUZUKU. Nga sot deri të premtën keni mundësi që të dhuroni libra. /Lajmi.net