Mandzukic i përgjigjet Juventusit

Sulmuesi i Atletico Madridit, Mario Mandzukic ka thënë se nuk ka arsye të largohet nga klubi, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

17/06/2015 15:51

Sulmuesi i Atletico Madridit, Mario Mandzukic kërkohet nga Juventus, në rast se Carlos Tevez largohet nga klubi.

Por, ylli kroat nuk ka asnjë arsye të largohet nga Vicente Calderon, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Ivan Cvetkovic.

“Në vitin e parë në një shtet të ri nevojitet kohë për t’u ambientuar”, deklaroi ai për “Tportal.hr”.

“Tifozët janë lidhur menjëherë me të dhe Mario është përshtatur mirë në qytet dhe me klubin. Nuk ka asnjë arsye për largim dhe mos respektim të kontratës”, përfundoi Cvetkovic.