Mandzukic drejt Atletico Madridit
Sulmuesi i Bayern Munichut, Mario Mandzukic do të transferohet në Atletico Madrid. Sipas mediave kroate, ai do të jetë anëtar i ri i kampionit të La Ligës.

Sport
Mediat kroate janë të sigurta: Mario Mandzukic do të veshë fanellën e Atletico Madridit.
Sipas të përditshmes “Vecernji List”, transferimi i sulmuesit të Bayern Munichut në Vicente Calderon do t’i kushtojë klubit spanjoll rreth 18 milionë euro, zbritje e konsiderueshme nga vlerësimi fillestar prej 25 milionë euro.
Mandzukic ka bërë të ditur se do të largohet nga Allianz Arena pasi kampioni i Bundesligës ka sjell sulmuesin Roberto Lewandowski nga Borussia Dortmund.
Andaj, Mandzukic ka vendosur që të vazhdojë karrierën diku tjetër dhe së fundmi është përmendur si objektiv i Milanit.
Mirëpo, duket se Atletico Madrid do ta sjellë atë në vend të Diego Costas e David Villas që janë larguar nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.