Mandzukic, dëshirë e Realit

Disa ditë më parë, Mario Mandzukic shprehu gatishmërinë të pensionohet në Bayern Munich. Por, sipas menaxherit të njohur, Francois Gallardo, ylli kroat është në listën e objektivave të Real Madridit. Agjenti i FIFA-së, ishte mysafir në emisionin sportiv Punto Pelota ku shprehu krenarinë e tij pasi ishte i pari që njoftoi për transferimin e Gareth…

Sport

27/09/2013 11:26

Disa ditë më parë, Mario Mandzukic shprehu gatishmërinë të pensionohet në Bayern Munich. Por, sipas menaxherit të njohur, Francois Gallardo, ylli kroat është në listën e objektivave të Real Madridit.

Agjenti i FIFA-së, ishte mysafir në emisionin sportiv Punto Pelota ku shprehu krenarinë e tij pasi ishte i pari që njoftoi për transferimin e Gareth Bale në Real Madrid. Kurse, ai dha një lajm të ri.

“Realit i duhet një sulmues, edhe pse presidenti Florentino Perez nuk pajtohet. Në listën e Realit për sezonin e ri është Mandzukic”, deklaroi Gallardo.

Reprezentuesi kroat në rast të transferimit në Santiago Bernabeu vështirë se do të kushtojë më pak se 30 milionë euro.