Mancini telefonon Donnarumman – Juventus rikthen interesim

Sipas "La Gazzetta dello Sport", përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, ka telefonuar dje Gigio Donnarumma, ndërsa Juventusi është sërish i interesuar për yllin e PSG-së.

Sport

11/03/2022 11:14

Donnarumma është në qendër të vëmendjes pas një gabimi të kushtueshëm kundër Real Madridit në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.

23-vjeçari humbi topin brenda zonës, ku pastaj Karim Benzema barazoi rezultatin, që ktheu shpresën e “Los Blancos” që për pak minuta kompletuan edhe përmbysjen.

Sipas gazetës “La Gazzetta dello Sport”, përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, e ka telefonuar dje 23-vjeçarin për ta qetësuar. Azzurri do të luajë ndeshjen play-off të Kupës së Botës kundër Maqedonisë së Veriut në më pak se dy javë.

Gazeta shton gjithashtu se Juventusi ka rifilluar interesimin për ish-portierin e Milanit, i cili po shqyrton të ardhmen në Paris.

23-vjeçari nuk është ndjerë kurrë i dashuruar në kryeqytetin francez dhe mund të shqyrtojë opsionet në fund të sezonit.

Juventusi është adhurues prej kohësh i Donnarummas dhe ka zhvilluar bisedime me agjentin Mino Raiola para se të nënshkruante me PSG-në verën e kaluar.

Mbetet për t’u parë se sa do të kërkonte PSG për italianin dhe si do ta menaxhonte “Zonja e Vjetër” edhe portierin, Wojciech Szczesny, që ka kontratë deri në qershor 2024.

Paga e lojtarit mund të jetë gjithashtu një problem pasi Donnarumma është në një marrëveshje 8 milionë euro në vit në Paris dhe Juventus mund të përfitojë nga i ashtuquajturi ‘Dekreti i Rritjes’, një zbritje prej 50 për qind në pagat bruto që transferohen në Itali nga jashtë, vetëm nga viti 2023./Lajmi.net/