Mancini: Ndeshja përfundoi pas 30 minutash

Roberto Mancini ka deklaruar se ndeshja ndaj Fiorentinës u mbyll pas vetëm 30 minutave të para.

Sport

28/09/2015 08:19

Mancini deklaroi se goli i hershëm i shënuar nga ‘Viola’ dhe kartoni i kuq i Mirandas, ishin vendimtar në këtë sfidë.

“Goli i hershëm e ndryshoi rrjedhën e lojës, pastaj e pranuam të dytin pas goditjes së Ilicic dhe kartoni i kuq i Mirandas e përfundoi lojën”, tha Mancini.

“Përgëzime për Fiorentinën, luajtëm me topin shumë mirë por pranimi i golit në fillim ndryshoi gjithçka”.

Fiorentina e mundi Interin 4:1 si mysafire, duke i dhënë fund serisë prej pesë fitoreve të ‘Neroazzurëve’.