Të Infektuar: 4931

Të Shëruar: 2267

Të Vdekur: 102

Mancini: Italia mund të fitojë Kampionatin Evropian

23:00 | 11 Prill 2020

Roberto Mancini është shprehur optimist sa i përket Kampionatit Evropian.

Euro 2020 është shtyrë me vendimin e UEFA, pas përhapjes së pandemisë Covid19, dhe tashmë do të zhvillohet në vitin 2021.

Mancini, selektori i kombëtares së Italisë, beson se shtyrja e Kampionatit mund të jetë një avantazh për Italinë.

“Është dëshpëruese që ne nuk luajm Euro, por në të njëjtën kohë, unë mendoj se mund të jetë një avantazh i lehtë për Italinë, sepse jemi skuadër e re dhe kemi një vit kohë për të shfrytëzyar djemtë”, ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se jemi në mesin e skuadrave që janë në gjendje ta fitojnë trofeun”, ka thënë tutje ai.

Mancini vendosi rekord me skuadrën e tij, duke fituar të gjitha ndeshjet kualifikuese për Euro 2020. /Lajmi.net/