Manchester City triumfon ndaj Evertonit, ngritët në pozitën e dytë

16:53 | 21 Nentor 2021

Manchester City ka shënuar fitore në derbin ndaj Evertonit, në kuadër të xhiris së 12-të në Premierligë.

“Qytetarët” triumfuan me rezultat komod 3 – 0, shkruan lajmi.net.

Raheem Stering kaloi fillimisht Cityn në epërsi pas një super asistimi të Joao Cancelos (44′), rezultat edhe me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Mesfushori Rodri me një supergol nga distanca pastaj dyfishoi rezultatin (55′).

Ndërsa, fitoren e vulosi mesfushori Bernardo Silva, katër minuta pa përfunduar koha e rregullt (86′).

Me këtë fitore, Man City ngritët në pozitën e dytë me 26 pikë, derisa Everton renditët në vendin e 11-të me 15 sosh./Lajmi.net/