Prokuroria e Pejës: 100 raste ndërmjetësimi për 4 muaj, 183 persona të përfshirë
Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se për periudhën kohore janar-prill, ka trajtuar 100 raste të procedurave të ndërmjetësimit me 183 persona. Sipas njoftimit në Facebook, në tri raste ku është bërë pezullimi i përkohshëm i procedurës të dyshuarit janë detyruar t’i deponojnë 4.000 mijë euro në xhirollogari të fshatit Sos. “Tek marrëveshjet për pranimin e…
Lajme
Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se për periudhën kohore janar-prill, ka trajtuar 100 raste të procedurave të ndërmjetësimit me 183 persona.
Sipas njoftimit në Facebook, në tri raste ku është bërë pezullimi i përkohshëm i procedurës të dyshuarit janë detyruar t’i deponojnë 4.000 mijë euro në xhirollogari të fshatit Sos.
“Tek marrëveshjet për pranimin e fajësisë, këtë periudhë kohore janë arrit 4 marrëveshje të pranimit të fajësisë nga 4 persona.Në rastet ku ndjekja penale nuk është e detyrueshme në katër muaj e këtij viti janë 2 raste ndaj 2 personave”, thuhet në njoftim.