Manchester City ende i interesuar për Felixin, ofron yllin e skuadrës për shkëmbim

Sulmuesi i Atletico Madridit, Joao Felix mbetet në listën e kërkesave të Manchester Cityt.

Sport

16/06/2021 12:02

“Qytetarët” janë në kërkim të një sulmuesi që të zëvendësojë golashënuesin më të mirë në histori, Sergio Aguero, i cili iu bashkua Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Harry Kane i Tottenhamit mbetet prioritet, por dihet që marrëveshja nuk do jetë e lehtë që të arrihet këtë verë.

Sipas Eurosport, kampioni i Premierligës është duke shikuar alternativat, me portugezin që shihet si lojtari i duhur.

Thuhet se Atletico nuk konsideron shitjen dhe kampioni i Spanjës mund të ofrojë Bernardo Silvan si pjesë e shkëmbimit.

Dyshja e Interit, Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez gjithashtu shihen si objektivë, por dy lojtarët kushtojnë shumë./Lajmi.net/