Manastiri i Deçanit shpreh ngushëllime për viktimat në Gllogjan: Tragjedi e vërtetë

Manastiri i Deçanit ka shprehur ngushëllime për tre të vrarët në këtë komunë, përkatësisht në fshatin Gllogjan, pas një sulmi me armë.

Lajme

27/11/2021 00:13

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Twitter’, nga ky institucion fetar e vlerësojnë rastin si “një tragjedi të vërtetë”, shkruan lajmi.net.

“Ngushëllime të sinqerta familjeve me rastin e të shtënave ndaj nxënësve të shkollës në Kosovë. Tragjedi e vërtetë”, thuhet në postimin e tyre.

Nga tre të vdekurit në Deçan, njëri nga ta ka qenë shoferi i autobusit që po ngaste mjetin i cili u sulmua nga një person i panjohur, ndërsa dy prej tyre ishin nxënës. /Lajmi.net/