Manaj përsëri bën heroin te Trepça ’89 – pikë e madhe ‘në frymën e fundit’

Superliga e Kosovës po tregon një nga edicionet më interesante në vitet e fundit.

Sport

09/07/2020 18:58

Përveç garës së ashpër për titullin e kampionit, luftë e pakompromis zhvillohet edhe në fundin e tabelës, shkruan lajmi.net

Në ndeshjen Trepça ’89 – Vushtrria, ku vendasit pritej të merrnin tri pikët, mysafirët befasuan duke marrë një barazim 1:1, shkruan lajmi.net. Heroi i këtij takimi ishte Arb Manaj.

Goli i vetëm i parë i këtij takimi u shënua në minutën e 78’, nga Fazliu, për rezultatin 0:1.

Kur mendohej se Vushtrrria po del me tri pikët nga ky takim, në skenë doli Arb Manaj, i cili gjeti golin në minutën e 97′ të takimit, për një pikë mjaft të madhe për mitrovicasit.

Me këtë barazim,, Trepça ’89 shkon në 35 pikë në pozitën e nëntë, duke i lënë frymëmarrje Drenicës në pozitën e tetë.

Vushtrria në anën tjetër numëron vetëm pikët e 18-ta këtë edicion, dhe qëndron në pozitën e parafundit. /Lajmi.net/