Man Utd të gatshëm për ta ritransferuar Depayn

Manchester United është i interesuar për të rinënshkruar me sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay. Kështu të paktën bën të ditur Sky Germany, transmeton lajmi.net. Holandezi po gjen çdoherë e më pak hapësira në formacionin e Xavi Hernandezit, andaj një largim i tij është mëse i mundshëm. Lojtari ishte shumë afër largimit edhe verën që lamë…

Sport

26/11/2022 13:20

Manchester United është i interesuar për të rinënshkruar me sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay.

Kështu të paktën bën të ditur Sky Germany, transmeton lajmi.net.

Holandezi po gjen çdoherë e më pak hapësira në formacionin e Xavi Hernandezit, andaj një largim i tij është mëse i mundshëm.

Lojtari ishte shumë afër largimit edhe verën që lamë pas, por kjo gjë nuk ndodhi për shkak se ikjes së tij i parapriu ajo e Aubameyang që shkoi te Chelsea.

Mbetet të shihet nëse largimi i tij do të ndodhë në merkatot e ardhshme. /Lajmi.net/