Man Utd po e monitoron situatën e Pavardit
Manchester United është duke e monitoruar situatën e mbrojtësit anësor të Bayer Munich, Benjamin Pavard. Lojtari pëlqehet shumë nga Erik ten Hag i cili është i interesuar që ta ketë francezin në organikën e skuadrës. Vetë drejtuesit e Bayernit kanë thënë se lojtari është i pashitshëm, gjithsesi, kjo nuk është duke paraqitur problem, të paktën…
Sport
Manchester United është duke e monitoruar situatën e mbrojtësit anësor të Bayer Munich, Benjamin Pavard.
Lojtari pëlqehet shumë nga Erik ten Hag i cili është i interesuar që ta ketë francezin në organikën e skuadrës.
Vetë drejtuesit e Bayernit kanë thënë se lojtari është i pashitshëm, gjithsesi, kjo nuk është duke paraqitur problem, të paktën tash për tash, për “Djajtë e Kuqë”.
Siç raporton L’Equipe, ende nuk është nisur ndonjë ofertë në drejtim të bavarezëve, por kjo mund të ndodhë së shpejti. /Lajmi.net/