Man Utd përgatit largimet e Bailly dhe Bissaka në verë
Manchester United është e vendosur për të mos vazhduar bashkëpunimin me dy lojtarët e saj, Eric Bailly dhe Aaron-Wan Bissaka.

Sport
Të dy lojtarët i kanë bërë gati valixhet për të ndërruar ambient në verë, transmeton lajmi.net.
Sikurse Bailly, edhe Bissaka nuk arriti të bind me paraqitjet e tij që prej ardhjes nga Crystal Palace.
Ardhja e tij u shoqërua me shumë bujë, për shkak të performancave të mira me klubin paraprak, por ky entuziazëm u shua shpejt.
Mbrojtësi ishte një ndër lojtarët që u kritikua më së shumti te “Djajtë e Kuqë” për shkak të paraqitjeve jo të kënaqshme.
Në anën tjetër, Bailly pati telashe të shpeshta me lëndimet, që ia pamundësuan ta shfaqë tërë potencialin e tij. /Lajmi.net/