Man Utd në garë me Chelsean për lojtarin e Premierligës

Manchester United është gati të luftojë me Chelsean për të siguruar shërbimet e Declan Rice, në verën e këtij viti.

Sport

15/01/2021 22:21

Mesfushori i West Ham United ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga klubi që nga vera e kaluar, dhe për të ka të interesuar shumë klube.

ESPN raporton se United dhe Chelsea janë të interesuar shumë për të dhe çmimi i tij do të jetë rreth 70 milion euro, transmeton lajmi.net.

Ai është shndërruar si njëri ndër lojtarët më kryesor në Angli vitet e fundit, madje duke e udhëhequr si kapiten shpesh herë kombëtaren.

Blutë e Londrës konsiderohen favoritë për ta nënshkruar atë, duke pasur parasysh se United janë të kujdesshëm në shpenzimin e parave, sidomos në mes të pandemisë./Lajmi.net/