Man Utd kontakton Costan

Diego Costa është një prej objektivave kryesor të Manchester Unitedit për afatin kalimtar të verës. Sulmuesi i Atletico Madridit tashmë një kohë të gjatë kërkohet nga shumë gjigantë evropianë, përfshirë Chelsean, Arsenalin dhe së fundmi edhe Manchester United. Sipas Sport Direct Neës, menaxheri i kampionit të Premierligës, David Moyes ka zhvilluar takime me drejtuesit e…

Sport

17/02/2014 07:00

Diego Costa është një prej objektivave kryesor të Manchester Unitedit për afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi i Atletico Madridit tashmë një kohë të gjatë kërkohet nga shumë gjigantë evropianë, përfshirë Chelsean, Arsenalin dhe së fundmi edhe Manchester United.

Sipas Sport Direct Neës, menaxheri i kampionit të Premierligës, David Moyes ka zhvilluar takime me drejtuesit e Atletico Madridit pas ndeshjes kundër Real Valladolidit të shtunën në kuadër të La Ligës – ku Costa shënoi një gol – duke konfirmuar interesimin e tij për transferimin e futbollistit brazilian të natyralizuar në spanjoll, në Old Trafford në fund të këtij sezoni.

Moyes kërkon të përforcojë edhe më tepër sulmin, duke shtuar edhe një partner për Robin van Persien dhe Wayne Rooneyn.