Man Utd ka një trajner të ri, nuk është Mourinho
Jose Mourinho mund të mos emërohet në postin e menaxherit të Manchester Unitedit.

Merkato
Jose Mourinho duhet të shikojë “planin B”.
Strategu portugez nuk është favorit për postin e menaxherit të Manchester Unitedit.
Përfaqësues të Mauricio Pochettinos janë takuar me drejtuesit e klubit nga Old Trafford për të diskutuar rreth mundësisë së emërimit të tij në postin e menaxherit në vend të Louis van Gaal, pas përfundimit të këtij sezoni.
Tabloidi britanik “The Sun” ka bërë të ditur se menaxheri i Tottenhamit mund ta mposht Mourinhon në garë për postin e menaxherit në Manchester United, përcjell “Lajmi.net”.
Mourinho është i lirë pas shkarkimit nga Chelsea më herët gjatë këtij sezoni.