Man Utd i përgjysmuar

Aktualisht në futbollin evropian vështirë se mund të gjejmë një skuadër që ka më shumë mungesa se Manchester Unitedi i menaxherit Louis van Gaal.

Sport

07/11/2014 20:00

Manchester United të shtunën do të jetë nikoqir i Crystal Palace në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë.

Por, menaxherin Louis van Gaal vazhdon të mundojnë një numër i madh i mungesave.

Tetë futbollistë janë mungesa të konfirmuara: Jonny Evans, Radamel Falcao, Phil Jones, Ander Lindegaard, Rafael, Ashley Young, Marcos Rojo dhe i suspenduari Chris Smalling.

Si do t’ia dalë Van Gaal të formojë një njëmbëdhjetëshe, kjo mbetet të shihet.