Man Utd ende në garë për Lisandro Martinez
Manchester United ende është në garë për mbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez.

Sport
Ndonëse oferta e parë iu refuzua nga klubi holandez, “Djajtë e Kuqë” nuk e kanë ndërmend të zmbrapsen për lojtarin i cili shkëlqeu në sezonin që lamë pas.
Sipas Fabrizio Romano, gara mbetet ende e hapur, pasi asgjë nuk ka përfunduar.
Vetë Martinez do ta dëshironte një ribashkim me Erik ten Hag, por këtë gjë do ta përcaktojë në masë të madhe edhe ecuria e bisedimeve në mes të palëve.
Në garë për futbollistin është edhe Arsenali. /Lajmi.net/