Man Utd dhe Arsenal kërkojnë mbrojtësin e Juventusit

Mbojtësi i Juventusit, Merih Demiral mund të transferohet drejt Premierligës, me Manchester United dhe Arsenal në garë për të siguruar nënshkrimin e tij.

Sport

03/12/2019 08:54

‘The Sport Mole’ raporton se të dy klubet janë duke kërkuar të sjellin 19 vjeçarin në Angli, përcjell lajmi.net.

Kampionët e Serie A vlerësojnë mbrojtësin 40 milionë euro, me Manchester United që kanë bërë një ofertë të pasuksesshme verën e kaluar.

Arsenal aktualisht janë pa trajner pas shkarkimit të Unai Emery, dhe kjo mund t’i kushtojë në humbjen e garës për Demiral.

Merin Demiral këtë sezon për Juventusin ka bërë vetëm një paraqitje që pas transferimit nga Sassuolo./Lajmi.net/