Man Utd, 30 milionë euro për Hummelsin

Manchester United është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri dhe menaxheri Louis van Gaal është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Mats Hummels.

Sport

29/05/2014 13:22

Manchester United është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për transferimin e qendërmbrojtësit të Borussia Dortmundit, Mats Hummels.

Sipas Manchester Evening News, menaxheri i ri i Djajve të Kuq, Louis van Gaal ka identifikuar reprezentuesin gjerman si futbollistin e nevojshëm për të zëvendësuar serbin Nemanja Vidic i cili është larguar nga Old Trafford, pas përfundimit të sezonit.

Hummels, tashmë një kohë të gjatë është përmendur si objektiv i shumë klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën.

Por, përveç tij, Manchester United thuhet se është i interesuar edhe për anëtarin e Feyenoordit, Bruno Martins dhe yllin e Atletico Madridit, Miranda.