Man United përgatit ofertë për CR7

Manchester United është duke përgatitur një ofertë për yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, që është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës.

Sport

01/07/2021 14:11

Portugezi pas nëntë viteve të shkëlqyera në Real Madrid ka vazhduar të jetë në top formë duke shënuar 101 gola në 133 paraqitje për në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

36-vjeçari gjithashtu mori vëmendje në “Euro 2020” duke shënuar pesë gola dhe një asistim në katër ndeshje, pavarësisht që Portugalia u eliminua nga Belgjika.

Me kontratën që i skadon verën e ardhshme, The Mirror, raporton se United do jetë skuadra e parë që do bëjë kontratë formale për ish yllin e tyre.

Ndërsa, thuhet se edhe CR7 është i hapur për rikthimin te “Djajtë e Kuq”, ku do punonte me Marcus Rashford, Mason Greenwood dhe Bruno Fernandes./Lajmi.net/