Man United në bisedime me mbrojtësin e Bundesligas
Manchester United është në bisedime për të sjellë në Old Trafford mbrojtësin e Borussia Dortmundit, Dan-Axel Zagadou, si transferim i lirë.
Sport
Zagadou është rikthyer në qendrën e mbrojtjes së Dortmundit këtë sezon pasi iu nënshtrua një operacioni në gju dhe është rikthyer në njëmbëdhjetëshen e parë të Marco Rose.
Megjithatë, 22-vjeçari ka vetëm gjashtë muaj të mbetur në marrëveshjen e tij në Signal Iduna Park dhe ende nuk ka asnjë marrëveshje për francezin U-21 për të zgjatur qëndrimin e tij në Gjermani.
Sipas ‘Fussball Transfers’, ka vullnet nga të dyja palët për të gjetur një marrëveshje, megjithatë, pasiguria e ka lejuar United të bëjë lëvizjen e tyre.
Sipas botimit gjerman, skuadra e Premier League i është drejtuar agjentit të lojtarit – Moussa Sissoko – për të zbuluar nëse lojtari do të ishte i gatshëm të prishte marrëveshjen e tij për t’u transferuar në Old Trafford pa pagesë gjatë verës.
Ralf Rangnick, trajneri i përkohshëm i United, kuptohet se është një admirues afatgjatë i Zagadou. Tekniku gjerman do të ketë një rol këshillues në Old Trafford kur mandati i tij si trajner përfundon në maj.
Rangnick ishte në RB Leipzig në vitin 2017 kur ata konkurruan me Dortmundin për nënshkrimin e mbrojtësit kur ai u largua nga Paris Saint-Germain.
Rangnick aktualisht po mbikëqyr një periudhë delikate te United pasi mori kontrollin e përkohshëm të punëve të ekipit të parë në janar.
Rreth 17 lojtarë të ekipit të parë thuhet se janë të pakënaqur me fatin e tyre aktual në United, me 63-vjeçarin që i kërkon ndihmësit Mike Phelan të flasë me skuadrën në një përpjekje për të rivendosur një formë harmonie për pjesën e dytë të sezonit. /Lajmi.net/