Man United gjen alternativën e Sanchos, e do yllin e Chelseas

Manchester United do konsiderojë transferimin e sulmuesit së Chelseas, Callum Hudson-Odoi si alternativë e yllit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Sport

10/06/2021 15:29

“Djajtë e Kuq” e ka bërë sërish anglezin prioritet kryesor pasi dështuan edhe verën e kaluar, përcjellë lajmi.net.

United thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Sanchon, por sërish duhet të paguajnë vlerë të lartë të Dortmund.

Sipas The Express, United nuk do shpenzojë më shumë se 70 milionë euro, andaj ka gjetur edhe alternativën nëse nuk mund të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Hudson-Odoi thuhet se është në listën e anglezit, njësoi si Cristiano Ronaldo i Juventusit dhe Ousmane Dembele i Barcelonës.

Ronaldos i skadon kontrata me Juventusin vitin e ardhshëm, derisa Barcelona do ta shesë Dembelen nëse nuk rinovon kontratën.

“Blutë” gjithashtu duan ta shesin 20-vjeçarin, që kërkohet nga Bayern Munich./Lajmi.net/