Man City rivalizon Barcën, bëhen gati të paguajnë klauzolën për Griezmann

Antoine Griezmann është lojtari që po bart vëmendjen më të madhe ditëve të fundit, pasi bëri të ditur se do të largohet nga Atletico Madrid.

Sport

16/05/2019 20:39

Emri i lojtari po lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm tek Barcelona, pasi edhe gjatë vitit të kaluar ishte afër marrëveshjes me katalanët.

Lojtari ka një klauzolë liruese prej 120 milionë eurove, të cilën skuadra katalane është e gatshme ta paguaj, por së fundmi ata po hasin në rivalitet me Man City.

‘Sport’ raporton se kampionët e Premierligës do të jenë të gatshëm të paguajnë 120 milionët për fituesin e Kupës së Botës, transmeton lajmi.net.

‘Citizens’ janë duke u përgatitur që të reformojnë forcat në fazën e sulmit të skuadrës, dhe francezi shihet si ideali për ta transferuar.

Mbetet të shihet nëse Griezmann do të zgjedh për Manchester City apo Barcelona, ose nëse ai do të tërhiqet edhe nga ofertat e skuadrave si Bayern Munich apo PSG. /Lajmi.net/