Man City provon ta bind Haaland, përmes firmës “Puma”
Manchester City ka besimin që në verë do nënshkruajë me qendërsulmuesin Erling Haaland.

Sport
E tëra kjo mund të bëhet përmes firmës “Puma”, ngase momentalisht Haalandit i skadon kontrata në verë me “Nike”, transmeton lajmi.net.
Sipas Bild, “Puma” i ka ofruar 5 milionë euro norvegjezit për pesë vitet e ardhshme, me përpjekjet ta largojnë nga “Nike”.
Kështu, në rast që Haaland pranon, Man City beson që do ta këtë më të lehtë ta bindin, ngase siç dihet “Puma” është sponsor i skuadrës angleze.
Haaland ka klauzolë lirimi verën tjetër me vlerë 75 milionë euro./Lajmi.net/