Man City po përgatit ofertën për Skriniar
Manchester City do të kërkojnë me çdo kusht transferimin e Milan Skriniar.
Sport
Raportimet e medieve angleze bëjnë të ditur se ‘Citizens’ po planifikojnë të nisin një ofertë për mbrojtësin e Inter, transmeton lajmi.net.
Skuadra e Pep Guardiolas është duke vuajtur këtë sezon si pasojë e mungeses së një mbrojtësi të qendrës, dhe pas lëndimit afatgjatë të Laporte, Guardiola detyrohej të luante me Fernandinhon në qendër të mbrojtjes.
‘Express’ raporton se Skriniar është ai që prinë në listën e dëshirave të Guardiola, transmeton lajmi.net.
Thuhet se Manchester City janë gati të paguajnë deri në 80 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Skriniar luan tash e tri vite me skuadrën e Inter dhe është i paprekshëm në formacionin ‘Zikaltër’. /Lajmi.net/