Man City pa presion – lojtarët nuk largohen

Manchester City janë të bindur se nuk do të humbin yjet e skuadrës.

Sport

22/03/2020 10:13

Dënimi i UEFA i dhënë për Man City më herët gjatë këtij viti, ka bërë që të rriten zërat për largimin e yjeve të ‘Citizens’ nga ‘Etihad Stadium’.

Por, sipas raportimeve të ‘Mirror’, Manchester City beson se mund t’i mbajë shumicën e lojtarëve, edhe nëse  nuk largohet vendimi për mosparaqitjen në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Klubi thuhet se tashmë ka marrë përgjigje nga disa lojtarë dhe janë të qetë sa i përket situatës.

Apeli i City me gjasë nuk do të dëgjohet nga UEFA deri në gusht, si pasojë e pandemisë Covid19.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë vendimet e lojtarëve, gjatë merkatos së verës. /Lajmi.net/