Man City ofron gati katërfishin e pagës për rinovimin e kontratës me Foden

Kampioni aktual, Manchester City është duke përgatitur një kontratë të re të përmirësuar për zgjatjen e kontratës së yllit të tyre, Phil Foden.

Sport

05/09/2021 09:13

“Citiznes” janë gati të ofrojnë gati katërfishin e pagës se sa që përfiton Foden aktualisht, duke i bërë propozim një me mega-kontratë.

Yllit të Manchester Cityt Phil Foden po i ofrohet një marrëveshje e re afatgjatë në Etihad dhe një rritje e konsiderueshme e pagës paraprake.

Një kontratë gjashtëvjeçare, me vlerë 150,000£ funte në javë, është në tryezë për mesfushorin anglez si një shpërblim për vitin e tij të shkëlqyeshëm me klubin dhe kombëtares, pas Euro 2020.

Kampionët e Premier Ligës janë të ‘etur’ për të rinovuar me Foden dhe anglezi aktualisht përfiton vetëm 40,000 në javë.

Me kontratën e re të ofruar nga “Citizens”, 21-vjeçari do të përfitojë rreth katërfishin e pagës që e ka pasur deri tani.

Man City ka qenë aktiv këtë verë në rinovimin e futbollistëve, duke rinovuar kontratat me futbollistët si Fernandinho, De Bruyne, Dias e Ederson, dhe talenti anglez tani mund të jetë ai i radhës.

Përndryshe Foden sezonin e kaluar u zgjodh lojtari më i mirë i ri në Premier Ligë pasi kishte statistika tejet impresive me klubin në triumfin e titullit të ligës. /Lajmi.net