Man City nuk shqetësohen për të ardhmen e Pep

Manchester City nuk shqetësohen për të ardhmen e trajnerit të tyre, Pep Guardiola.

Sport

15/04/2022 23:38

Guardiola ka kontratë me City deri në qershor të vitit të ardhshëm, por ‘Citizens’, nuk po shqetësohen për të ardhmen e trajnerit katalanas.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, bordi i Manchester City nuk sheh të ardhmen e Pep si një problem, transmeton lajmi.net.

Ata e dinë që trajneri është i fokusuar vetëm në projektin e gjigantit anglez, Man City.

Shumë shpejt pritet që udhëheqësit e ekipi të diskutojnë me Pep për një marrëveshje të re.

Manchester City këtë sezon po kalon në një formë fenomenale, ata janë në vendin e parë në Premier Ligë, janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në gjysmëfinale të Kupës FA./Lajmi.net/