Man City nuk donte të paguante asnjë qindarkë për transferimin e Ronaldos

Cristiano Ronaldo ishte lidhur me një kalim te Man City.

Sport

10/09/2021 10:13

Ronaldo ishte shumë afër të kalonte te Man City gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, krejt në fund gjërat ndryshuan dhe futbollisti iu bashkua Man Utd.

Drejtori sportiv i Juventusit, Federico Cherubini në një intervistë ka pranuar se Man City nuk donte të paguante asnjë qindrakë për të nënshkruar me portugezin.

Manchester City filloi bisedimet me agjentin e 36-vjeçarit, Jorge Mendes, por nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje me gjigantët e Serie A pasi ata nuk donin të paguanin asnjë qindarkë për të nënshkruar CR7.

“Nuk ishin kushtet e duhura për ta bërë këtë marrëveshje me Man Cityn”.

“Manchester United u soll ndryshe, si një klub me traditë, ata bënë ofertën e tyre dhe nuk mund të kishte fund tjetër”.

“Ne e respektojmë Ronaldon, por unë ndaj të njëjtën pikëpamje si Presidenti ynë: Historia e Juventusit është bërë nga kampionë, trajnerë dhe drejtorë të mëdhenj, por klubi mbetet gjëja më e rëndësishme”, përfundoi Federico Cherubini. /Lajmi.net/