Man City, Newcastle dhe Tottenham kalojnë tutje në EFL Cup
Manchester City, Newcastle dhe Tottenham kanë kaluar tutje në EFL Cup, duke fituar me lehtësi ndaj kundërshtarëve të tyre. “Qytetarët” u përballën me Huddersfieldin dhe fituan me rezultat 2-0, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë. Phil Foden realizoi në pjesën e parë, ndërsa Savinho shënoi në të dytën për të vulosur fitoren. City…

Sport
Manchester City, Newcastle dhe Tottenham kanë kaluar tutje në EFL Cup, duke fituar me lehtësi ndaj kundërshtarëve të tyre.
“Qytetarët” u përballën me Huddersfieldin dhe fituan me rezultat 2-0, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë.
Phil Foden realizoi në pjesën e parë, ndërsa Savinho shënoi në të dytën për të vulosur fitoren.
City se qualifie pour le 4e tour de Carabao Cup 🏆 pic.twitter.com/q76rrEjvTe
— Manchester City (@ManCityFra) September 24, 2025
Nga ana tjetër, Newcastle ishte dukshëm më i fortë se Bradford City, duke triumfuar 4-1.
Joelinton dhe William Osula realizuan nga dy gola për t’i kaluar tutje “Laraskat”.
Into the fourth round of the Carabao Cup! 🙌🙌 pic.twitter.com/SpLZn3otzo
— Newcastle United (@NUFC) September 24, 2025
Tottenhami gjithashtu siguroi një fitore të qetë, duke mposhtur Doncasterin me rezultat 3-0, me dy golat të shënuar në pjesën e parë nga Joao Palhinha dhe një autogol i McGrath. Brennan Johnson shënoi për ta mbyllur llogaritë e këtij takimi.
Through to the fourth round! 💪 pic.twitter.com/ou06uPBAd0
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) September 24, 2025
Kujtojmë se të martën, Liverpooli dhe Chelsea kishin siguruar kalimin në raundin tjetër.