Man City në ‘ankth’, CAS të hënën publikon vendimin e tyre
Pesë muaj më parë, UEFA njoftoi se ka dënuar Manchester Cityn me dy vite mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve dhe një gjobë prej 30 milionë euro, pasi kanë shkelur rregullat financiare.
Sport
Manchester City kishte apeluar këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Vetëm kjo gjykatë ka të drejtë të hedh poshtë vendimin e UEFA-s, dhe vendimi i CAS do të dihet të hënën në mëngjes.
UEFA kishte gjetur se City kishte bërë shkelje serioze të rregullave financiare, në atë që njihet si loja e ndershme.
Manchester City këtë sezon në Premierligë duket se do ta përfundojë në vendin e dytë, dhe vendimi i së hënës do të tregojë nëse do të jenë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve sezonin e ri.
Përndryshe, Manchester City këtë edicion është pranë kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e parë të 1/16 ka mposhtur 2:1 Real Madridin në Bernabeu.
Nëse kalon Real Madridin, City do të luajë me fituesin e përballjes Juventus – Lyon./Lajmi.net/