Man City ndër klubet e interesuara për Felixin

Manchester City është i interesuar për të transferuar yllin e Atletico Madridit, Joao Felix.

Sport

08/12/2021 14:40

Derisa Atletico shpenzoi 113 milionë euro për nënshkrimin e Felixit nga Benfica në vitin 2019, 22-vjeçari nuk arriti të gjejë nivelin më të lartë të mundshëm, transmeton lajmi.net.

Portugezi ishte titullar në 38 ndeshje nga 65 të mundshme në La Liga, derisa vetëm gjashtë herë ka qenë titullar në të gjitha garat këtë sezon.

Sipas Fichajes, ekziston mundësia për largimin nga “Wanda Metripolitano”, duke bërë që disa klube të monitorojnë situatën.

Raporti shton se Man City, Bayern Munich dhe Juventus janë gati të bëjnë oferta për portugezin në verën e ardhshme.

Felix posedon kontratë deri në vitin 2026, duke e vendosur Atleticon në një pozitë të fortë, kur t’i vendosin vlerën lojtarit./Lajmi.net/