Man City mposht Aston Villa dhe i afrohet Arsenalit

Manchester City ka fituar ndeshjen e radhës në Premier Ligë. ‘Citizens’ mposhten 3:1 skuadrën e Aston Villa, shkruan lajmi.net. Ndeshja nisi furishëm për Cityn, pasi shënuan qysh në minutën e 4’. Ishte Rodri që realizoi pas asistimit nga Riyad Mahrez. Gundogan e dyfishoi epërsinë e Manchesterit, duke shënuar në minutën e 39’. Kurse, në kohën…

Sport

12/02/2023 19:25

Manchester City ka fituar ndeshjen e radhës në Premier Ligë.

‘Citizens’ mposhten 3:1 skuadrën e Aston Villa, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi furishëm për Cityn, pasi shënuan qysh në minutën e 4’.

Ishte Rodri që realizoi pas asistimit nga Riyad Mahrez.

Gundogan e dyfishoi epërsinë e Manchesterit, duke shënuar në minutën e 39’.

Kurse, në kohën shtesë të pjesës së parë ishte Mahrez ai që realizoi për 3:0 nga penalltia.

Pjesa e parë u mbyll me tri gola epërsi për kampionin në fuqi.

Pjesa e dytë gjithashtu më e mirë ishte për vendasit.

Megjithatë mysafirët gjetën golin.

Po rridhte minuta e 61’ kur Watkins shënoi dhe çoi rezultatin në 3:1.

Me këtë fitore Man City merr vendin e dytë me 48 pikë, tri më pak se Arsenali, por ‘Topçinjtë’ kanë një ndeshje më pak.

Aston Villa në anën tjetër pozicionohen në vendin e 11 me 28 pikë në total./Lajmi.net/