Man City monitoron mbrojtësin e Bilbaos

Manchester City është duke përgatitur terrenin për të transferuar një qendërmbrojtës gjatë merkatos së verës.

Sport

08/02/2020 19:31

Kampionët në fuqi nga Premierliga janë duke u interesuar për mbrojtësin e Athletic Bilbao, Unai Nunez, bën të ditur ‘Dailymail’, transmeton lajmi.net.

Trajneri i ‘Citizens’, Guardiola, është i vendosur që të transferojë një mbrojtës, dhe La Liga duket se është marketi i duhur.

City kishte bërë pazare edhe më parë me Athletic Bilbao, kur siguronin shërbimet e Aymeric Laporte.

Mbetet të shihet nëse Man City do të ketë sukses edhe për Unai Nunez. /Lajmi.net/