Man City merr tri pikët mes shumë polemikave ndaj Wolves, ruan kreun e Premier League
Manchester City do të ruajë kreun e Premier League edhe pas kësaj xhiroje.
Sport
‘Citizens’ kanë shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Wolverhampton, në një ndeshje ku pati shumë polemika, shkruan lajmi.net.
Fillimisht ishte shumë diskutabil kartoni i kuq i dhënë për Raul Jimenez, i cili mori dy kartona të verdhë brenda pak sekondave.
Më pas, penalltia e akorduar në favor të skuadrës së Guardiolas u komentua shumë në rrjetet sociale, për një prekje me dorë të paqëllimshme.
Goli vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 66’, pikërisht nga penalltia e akorduar nga VAR. Këtë penallti e konvertoi në gol Sterling.
Sterling i dha kështu tri pikët Cityt për ta çuar në 38 pikë për pozitën e parë, derisa Wolves mbesin me 21 pikë në pozitën e tetë. /Lajmi.net/