Man City konfirmon skuadrën për Ligën e Kampionëve

Manchester City ka publikuar listën e lojtarëve që udhëtojnë në Lisbonë.

Sport

10/08/2020 18:00

Pasi kanë mposhtur Real Madridin në 1/16-ën e finales, Manchester City do të vazhdojë tutje me synimin për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e radhës për skuadrën e Pep Guardiola do të jetë kundër Olympique Lyon, kurse në rast triumfi ata përballen me fituesin e Bayern Munich – Barcelona.

Për ‘Final 8’ të Ligës së Kampionëve, Pep Guardiola ka publikuar listën me të ftuarit.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën me emrat.

Ederson, Bravo, Carson, Bazunu; Walker, Stones, Zinchenko, Laporte, Mendy, Cancelo, Otamendi, Garcia; Gundogan, Rodri, De Bruyne, Bernardo Silva, David Silva, Fernandinho; Mahrez, Foden, Sterling, Jesus, Aguero. /Lajmi.net/